James gati të thyejë rekordin e legjendës

Basketboll

James gati të thyejë rekordin e legjendës

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:38
James

20 vjet në NBA. Ky është një nga aspektet më të ndritshme të trashëgimisë së LeBron James, i cili e fillon sezonin e tij të 20-të me një projekt të ri të Los Angeles Lakers dhe me mundësinë e për të thyer rekordin historik të Kareem Abdul-Jabbar për numrin total të pikëve në ligë.

“Të jem këtu me vetëdijen se ndoshta do të thyej rekordin më të kërkuar në NBA, diçka që njerëzit thoshin se ndoshta nuk mund të arrihet kurrë, është diçka e madhe për mua”, tha “Mbreti”, të hënën, në një konferencë për shtypin.

“Sa herë që emri im përmendet mes të mëdhenjve, si Wilt Chamberlain, Michael Jordan, Kareem Abdul-Jabbar apo të tjerë, është vlerësim i madh”, shtoi ai. Abdul-Jabbar, me 38 387 pikë në sezonin e rregullt, është pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, ndërsa LeBron shfaqet në vendin e dytë me 37 062 pikë, kështu që këtë sezon ai mund të thyejë rekordin e legjendës.

Vitin e kaluar, LeBron u bë shënuesi më i mirë në historinë e NBA-së nëse shtohen pikët e fituara në sezonin e rregullt me ​​ato të ndeshjeve play-off, por rekordi zyrtar i NBA-së nuk merr parasysh pikët në play-off.

Pavarësisht rekordit, LeBron, i cili do të mbushë 38 vjeç në dhjetor, do të jetë sërish lideri i Lakers, që do të përpiqen të harrojnë dështimin të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat