Ballkani në presion

Basketboll

Ballkani në presion

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:11
Ballkani në presion

Ballkani do ta zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Kampioni kosovar do ta vizitojë Sivassporin, në kuadër të fazës së grupeve të kësaj gare.

Pas një humbjeje dhe një barazimi, skuadra nga Suhareka do ta kërkojë fitoren e parë në këtë garë sonte, në xhiron e tretë të Grupit G.

Trajneri Ilir Daja thotë se ekipi Portokalli po mundohet të bëjë eksperiencë sa më të mirë në daljen e tij të parë në Evropë, ku tashmë veçse e ka shkruar historinë.

“Duke u nisur nga fakti se për ne është eksperienca e parë. Ballkani merr pjesë për herë të parë në Evropë. Kundërshtarët kanë qenë mjaft të fortë. Kemi bërë lojëra të mira. Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë. Në këtë moment është e rëndësishme të paraqitemi sa më mirë, ta përfaqësojmë edhe Kosovën në mënyrën më të mirë. Shpresojmë që herave të tjera ta kemi synim kalimin e grupit”, ka thënë Daja në konferencë për shtyp.

Paraprakisht, Ballkani kishte barazuar 1:1 me CFR Cluj në shtëpi dhe kishte humbur 2:3 nga Slavia Praga.

Ndeshja ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit do të fillojë në orën 18:45 me orën tonë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat