Ylli i mbyll garat në FIBA Europe Cup

Basketboll

Ylli i mbyll garat në FIBA Europe Cup

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:19
Ylli i mbyll garat në FIBA Europe Cup

Golden Eagle Ylli ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup. Kampionët e Kosovës pësuan nga Bamberg me shifrat 60:76 (16:23, 16:20, 19:14, 9:19).

Pas një fillimi të barabartë, pranë rezultatit 13:13, gjermanët me kalimin e minutave ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 16:23. Skuadra gjermane për një nuancë ishte më e mirë edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 16:20, për të shkuar në pushim me shifrat 32:43.

Ylli u rikthye furishëm në periodën e tretë, ku afruan rezultatin në vetëm tri pikë, 51:54, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 51:57. Bamberg ruajti epërsinë në dhjetë minutat e fundit, duke mos e rrezikuar fitoren për të triumfuar 60:76.

Për therandasit u dalluan Rashun Davis me 15 pikë dhe Jay Threatt me 13.

Ylli e mbylli grupin me një fitore e pesë humbje, kurse Bamberg me katër fitore e dy humbje, për tu kualifikuar në xhiron e ardhshme.

Kujtojmë se kjo është hera e parë për therandasit që garojnë në arenën evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat