Vllaznia mund Tiranën

Basketboll

Vllaznia mund Tiranën

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:08
Vllaznia mund Tiranën

Ka nisur sot java e 9-të dhe e parafundit e fazës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj, ku surprizat nuk kanë munguar. Vllaznia e vendit të fundit korri sot fitoren e parë sezonale. Shkodranët mposhtën 100-98 Tiranën, ndeshje e luajtur në kryeqytet.

Gjithcka u vendos në sekondën e fundit, falë një gjuajtje të saktë për tri pikë nga ana e Smith, më i miri për Vllazninë, autor i 29 pikëve e 11 asist. Mirë u paraqitën edhe Memcaj me 23 pikë e Njike me 19 pikë, ndërkohë që 57 pikët e dyshes Hysenagolli-Bonner të Tiranës mbetën për statistikë.

Fitore të vështirë jashtë fushe korri edhe Kamza Basket, që mundi 91-87 Apoloninë në Vlorë, në një ndeshje të hapur deri në fund. Thano me 21 pikë u dallua për kamzalinjtë, mbështetur edhe nga Gray e Bowers, me nga 17 pikë secili. Për fierakët u dalluan Jenkins me 29 pikë e Robert me 25, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Superliga-Meshkuj, java e 9-të

Apolonia – Kamza Basket, 87-91

Tirana – Vllaznia, 98-100

Teuta – Besëlidhja, 6 dhjetor

Renditja: Besëlidhja 14 pikë, Teuta 14 pikë, Kamza Basket 14 pikë, Tirana 13 pikë, Apolonia 13 pikë, Vllaznia 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat