Orari i superpërballjeve në Superkupën e Kosovës

Basketboll

Orari i superpërballjeve në Superkupën e Kosovës

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë do të organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll.

Në këtë event të basketbollit do të marrin pjesë tetë klubet e elitës, ku priten përballje interesante.

Takimi i parë zhvillohet mes kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion është rikthyer në elitën e basketbollit.

Sfida e dytë e së mërkurës është mes organizatorit të kësaj ngjarje, Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që e fitoi edicionin e kaluar këtë trofe të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.

Takime interesante priten edhe të enjten. Trepça dhe Rahoveci është përballja e parë e ditës së enjte, ku sigurisht pritet një ndeshje interesante, kurse takimi i dytë është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi, që u takuan edhe të dielën (me verdhezinjtë që fituan 71:66).

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën.

SUPERKUPA E KOSOVËS

Çiftet e Superkupës janë:

E mërkurë (Grupi A-D)

16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi

20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina - Ponte Prizreni

E enjte (Grupi B-C)

17:00 Çerekfinale 3: Trepça - Rahoveci

20:30 Çerekfinale 4: Peja - Bashkimi

E premte

17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A - GRUPI D)

20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B - GRUPI C)

E diel

17:00 FINALJA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat