Trepça kalon në gjysmëfinale, eliminon Rahovecin

Basketboll

Trepça kalon në gjysmëfinale, eliminon Rahovecin

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 19:04
Trepça kalon në gjysmëfinale, eliminon Rahovecin

Trepça ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica shënoi fitore sonte kundër Rahovecit në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 82:66.

Në fitoren e “Xehetarëve” u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë, dhe Erjon Kastrati me 15 sosh.

Jahi Carson u dallua te “Vreshtarët” me 20 pikë.

Trepça në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat