Superliga e Kosovës në basketboll, Ylli e pret Pejën

Basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll, Ylli e pret Pejën

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:47
Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit sot me vetëm një ndeshje, e vlefshme kjo për xhiron e 10 të edicionit aktual.

Me fillim nga ora 19:00 palestra sportive “19 Qershori” në Suharekë do të jetë nikoqire e përballjes tejet interesante mes KB Yllit dhe KB Pejës, raporton KosovaPress.

Të dy klubet regjistruan fitore në ndeshjet e fundit të zhvilluara, ku Ylli e mposhti Trepçën me shifrat 86:67, kurse Peja shënoi fitore me rezultat 71:66 kundër Trepçës.

Momentalisht, Peja zë vendin e dytë në tabelë me 10 fitore dhe dy humbje në kuotën e 22 pikëve, krahas Yllit në vendin e pestë që ka shtatë fitore dhe katër humbje në kuotën e 18 pikëve.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes Yllit dhe Pejës daton në muajin shtator të vitit 2022, ku asokohe pejanët regjistruan fitore me shifrat 73:57.

19:00 KB Ylli – KB Peja (Palestra e sporteve 18 Qershori)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat