Do të përballen Trepça - Vëllaznimi dhe Peja - Rahoveci

Basketboll

Do të përballen Trepça - Vëllaznimi dhe Peja - Rahoveci

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:40
Do të përballen Trepça - Vëllaznimi dhe Peja - Rahoveci

Në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt do të jetë festivali i basketbollit për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll.

Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës do të garojnë tetë klubet e elitës së meshkujve, finalja e Ligës së Femrave, si dhe katër skuadrat më të mira në Ligën e Parë të Meshkujve.

Te Liga e Parë do të përballen Bora me Istogun dhe New Basket me Vushtrrinë, kurse finalja do të zhvillohet të premten.

Në çerekfinale të Final 8 të ditës së parë do të përballen Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci.

Këto përballje ishin edhe në xhiron e fundit të Prince Caffe Superligës, duke paralajmëruar se do të zhvillohen sfida interesante në Rahovec.

Të enjten po ashtu priten sfidë interesante mes Sigal Prishtinës e Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta, ku takohen fituesi i Grupit D me atë A, si dhe fituesi i Grupit B me C.

ORARI

E mërkurë  15.02.2023

Ora 14:00 Bora - Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Trepça - Vëllaznimi        Grupi D 

Ora 20:00 Peja - Rahoveci               Grupi A

E enjte 16.02.2023

Ora 14:00 NEW Basket - Vushtrria (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Sigal Prishtina - Bashkimi   Grupi  B

Ora 20:00 Golden Eagle Ylli -  Ponte Prizreni     Grupi C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat