Boston e Philadelphia synojnë kreun në Lindje

Basketboll

Boston e Philadelphia synojnë kreun në Lindje

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:09
Pamje nga ndeshja Portland – Boston

Fitorja e dytë radhazi për Boston, që tashmë i afrohet ndjeshëm Milëaukee në krye të renditjes në Lindje. Celtics fituan sot 126-112 ndaj Portland jashtë fushe, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë.

Tatum me 34 pikë e 12 rebound ishte më i miri në fushë për Boston, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Lillard.

Pa probleme fiton Philadelphia, që falë 38 pikëve e 13 rebound të Joel Embiid, mundi 121-82 Charlotte jashtë fushe.

Bie sërish ekipi kampion i Golden State, që u mund 127-119 nga Cleveland, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri kolektiviteti i skuadrës vendase (7 lojtarë mbi 10 pikë).

Pas kohës shtesë buzëqesh Memphis, që mundi 126-120 San Antonio, takim ku Jones realizoi një “triple double” (20 pikë, 10 rebound e 10 asist).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Philadelphia, 82-121

Atlanta – Golden State, 127-119

Cleveland – Washington, 117-94

Chicago – Minnesota, 139-131

Houston – New Orleans, 114-112

San Antonio – Memphis, 120-126

Portland – Boston, 112-126

Lakers – Dallas, 110-111

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat