Jazz marrin fitore të madhe me rikthim ndaj Celtics

Basketboll

Jazz marrin fitore të madhe me rikthim ndaj Celtics

Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:11
Lauri Markkanen

Utah Jazz është rikthyer te fitoret në NBA pasi ka triumfuar ndaj Boston Celtics.

Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Vivint Smart Home Arena, Jazz kanë fituar para adhuruesve të vet me një pikë epërsi ndaj Boston Celtics 118:117.

Ka qenë një duel i jashtëzakonshëm, ku mysafirët kishin epërsinë më të lartë prej plus 19 pikëve, por vendosmëria e vendasve bëri që në fund ta fitonin ndeshjen.

Ylli finlandez, Lauri Markkanen ishte më i miri në këtë duel me 28 pikë, 10 kërcime e tre asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe Talen Horton-Tucker që kontribuoi me 19 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, derisa Ochai Agbaji shtoi 16 pikë të tjera.

Jaylen Brown ishte më i miri te skuadra mysafire me 25 pikë e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Celtics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat