Ndeshje interesante në NBA

Basketboll

Ndeshje interesante në NBA

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:46
Pamje nga ndeshja Charlotte Hornets - Houston Rockets

Këtë sezon fitoret larg San Fransiskos kanë qenë të pakta për kampionët në fuqi ashtu siç ishin edhe yjet e Kings në parketin e Sakramentos.

Trajneri Mike Brown kishte vendosur që të pushonte yje si Fox, Huerter e Sabonis duke e bërë edhe më të lehtë punën e Warriors, të cilët fituan duke u ngjitur kështu në vendin e pestë të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit.

Steph Curry me 25 pikë dhe Klay Thompson me 29 ishin më të mirët në parket duke dhuruar së bashkë plot 36 asist. Sa i përket vendasve, të cilët kishin hipotekuar vendin e tretë, nuk i mjaftoi paraqitja e Metu dhe Lyles, të cilët rrealizuan nga 15 pikë secili.

Në Konferencën e Perëndimit dueli mes Suns dhe Lakers ishte më i vështirë nga ç’parashikohej për kalifornianët. Ekipi nga Arizona kishte vendosur që tu jepte pak pushim yjeve të skuadrës, por mungesa e tyre nuk u vu re pasi Lakers u munduan tej mase për të fituar. Ky sukses i James me shokë i lejuan Lakers që të qëndrojnë në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Sa i përket yjeve të Lakers si James dhe Davis ishin në një mbrëmje negative duke shënuar respketivisht 16 dhe 14 pikë. Për një natë për ekipin nga Los Anxhelos heronjtë ishin D’Angelo Russell (24), Austin Reaves (22) dhe Malik Beasley (21).

Rezultatet

Charlotte Hornets-Houston Rockets 109-112
Indiana Pacers-Detroit Pistons 115-122
Washington Wizards-Miami Heat 114-108
Boston Celtics-Toronto Raptors 121-102
Atlanta Hawks-Philadelphia 76ers 131-136 (koha shtesë)
Brooklyn Nets-Orlando Magic 101-84
Milwaukee Bucks-Memphis Grizzlies 114-137
New Orleans Pelicans-New York Knicks 113-105
Dallas Mavericks-Chicago Bulls 112-115
Sacramento Kings-Golden State Warriors 97-119
Los Angeles Lakers-Phoenix Suns 121-107

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat