Interesim i madh për sfidën Trepça - Peja, sa bileta janë shitur?

Basketboll

Interesim i madh për sfidën Trepça - Peja, sa bileta janë shitur?

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:36
Pamje nga një ndeshje

Palestra e Sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë, sonte pritet të jetë e stërmbushur pasi që do të luhet dueli mes Trepçës dhe Pejës.

Dy rivalët e mëdhenj në basketbollin tonë, Trepça dhe Peja, do të ballafaqohen në ndeshjen e pestë dhe vendimtare për titull të kampionit. 2:2 është seria finale, ndërsa të dy skuadrat e duan titullin pas një dekade.

Interesimi për duelin e sontëm është tejet i madh, madje, tashmë raportohet se janë shitur rreth 2000 mijë bileta.

Ky edicioni po përmbyllet me super sfidë, ndërsa ka qenë njëri nga më interesantit në vitet e fundit, kurse interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos gjatë garave shtesë.

Në katër takimet finale, mitrovicasit dhe pejanët kishin fituar si vendas. “Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse verdhezinjtë fituan 107:79 dhe 87:83.

Kujtojmë se mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, 2013. Në këtë edicion mitrovicasit fituan Kupën, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.

Për të depërtuar deri në finale, Trepça kishte eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin.

Supersfida mes Trepçës dhe Pejës fillon në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat