Arti Hajdari: Ky titull shkon për qytetin e Pejës 

Basketboll

Arti Hajdari: Ky titull shkon për qytetin e Pejës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 maj 2023 Në ora: 14:15
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ia dorëzon kupën e kampionit kapitenit Arti Hajdari

Pas një dekade titulli i kampionit të Kosovës rikthehet në qytetin e basketbollit, në qytetin që jeton me këtë sport, në qytetin piktoresk Peja.

Basketbollistët e Pejës dhanë tërë arsenalin në ndeshjen e pestë finale në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, duke e gjunjëzuar pas vazhdimeve me rezultat 93:91 Trepçën, në një ambient ku ishin të pranishëm mbi 3.000 shikues.

Kapiteni i pejanëve, Arti Hajdari, me bashkëlojtarë luftuan deri në pikën e fundit dhe besuan fuqishëm, se në finalen e pestë do të festojnë ashtu edhe ndodhi, duke fituar në seri të fitoreve me rezultat 3:2.

Image

KB Peja

Arti, a keni besuar se Peja do të shpallet kampion?

“Gjithmonë kemi besuar se kemi bërë një punë të shkëlqyeshme dhe në fund ia arritëm qëllimit”, thotë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pejanët ishin me gjakftohtë veçmas në çastet e fundit të takimit, duke mos ra edhe nën ndikimin e atmosferës së zjarrtë, që ishte atmosferë e bukur dhe për mbamendje që e organizuan mitrovicasit.

Një sekondë pa u mbyllur sfida pas vazhdimeve, i gjithë “Minatori” në heshtje, pejanët shënojnë pikët e fitores (93:91). 

Hajdari thotë se ka qenë një vit shumë i gjatë por teje i ëmbël dhe i paharruar.

“Ka qenë një vit shumë i gjatë dhe liga ndër më të fortat ndonjëherë, e deshtëm më shumë titullin dhe ia arritëm”, tha Hajdari.

Peja me rrethinë në festë, një titull i shumëpritur dhe i merituar.

Hajdari ia dedikon titullin kujt tjetër pos tifozëve të qytetit të bukur të Pejës.

“Ky titull shkon për qytetin e Pejës”, ka përfunduar Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat