Elbesar Gështenja përfundon me sukses ICC-në

Basketboll

Elbesar Gështenja përfundon me sukses ICC-në

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:52
Elbesar Gështenja - majtas

Trajneri nga Kosova, Elbesar Gështenja, ka përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar të Trajnerëve, në Universitetin Hungarez të Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive të Budapestit.

Kursi Ndërkombëtar i Trajnimit të Trajnerëve (ICC - International Coaching Course) zgjat tre muaj dhe organizohet nga Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Qendrës së Universitetit Hungarez të Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive.

Elbesar Gështenja ka qenë kandidati i Federatës së Basketbollit të Kosovës për bursë olimpike nga Solidariteti Olimpik.

Ky kurs është i nivelit të lartë dhe ofron trajnim për mbi 20 sporte, përgjithësisht nga 28 sporte olimpike dhe pranon vetëm studentë të përzgjedhur.

Federata e Basketbollit e Kosovës vazhdon t’i ndihmojë trajnerët vendorë në aspektin e edukimit sa më të mirë profesional.

Gjithashtu Elbesar Gështenja është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës U-16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat