Arti Hajdari kalon tek KB Prishtina

Basketboll

Arti Hajdari kalon tek KB Prishtina

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, KB Prishtina e ka konfirmuar se Arti Hajdari është transferimi më i ri i klubit.

Hajdari, i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe së fundmi te Peja, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me KB Prishtinën.

“Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend.

Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%)”, shkruan në komunikatën e KB Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat