Denver fiton ndaj Miami në finalen e tretë

Basketboll

Denver fiton ndaj Miami në finalen e tretë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

Denver Nuggets ka fituar në udhëtim ndaj Miami Heat me rezultat 109:94 në ndeshjen e tretë finale të “Play-Off”-it në NBA.

Përballja e tretë e zhvilluar në “Kaseya Center” i ka takuar Denver Nuggets, të cilët kanë rikthyer epërsinë në finale me rezultat 2-1.

Çereku i parë i ndeshjes ishte krejtësisht i barabartë, duke përfunduar me rezultat 24:24, ndërsa në çerekun e dytë Nuggets ishin për një nuancë më të mirë.

Mysafirët arritën ta fitojnë 12 minutëshin e dytë me rezultat 29:24, duke shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikësh, 53:48.

Në çerekun e tretë, Nuggets vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë, pasi fituan 29:20 dhe çuan rezultatin në 81:68. Edhe 12 minutëshi i fundit foli në të mirë të mysafirëve, pasi fituan me rezultat 27:26 apo me rezultat të përgjithshëm 109:94.

Dy lojtarët më të dalluar te Nuggets ishin Luka Jokic me 32 pikë, 21 kërcime e 10 asistime dhe Jamal Murray me 34 pikë, 10 kërcime e 10 asistime. Te Miami më të dalluarit ishte Jimmy Butler me 28 pikë dhe Bam Adebayo me 22 pikë e 17 kërcime.

Ndeshja e katërt zhvillohet pas dy ditësh, më saktë në mëngjesin e së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat