Stavileci zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës

Basketboll

Stavileci zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:48
Blerand Stavileci

Blerand Stavileci zgjidhet kryetar edhe për katër vite i klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

Bardhekaltrit kanë synime të mëdha edhe për edicionin e ri, synojnë të gjitha trofetë e mundshme,  

“Blerandi, zgjedhet Kryetar i Klubit edhe për 4 vjet

Sonte u mbajt Kuvendi i Punës dhe Zgjedhor i Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina.

Blerand Stavileci, deri më sot si Ushtrues Detyre i Kryetarit, me të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht u zgjodh Kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë.

Blerandi është ish lojtar, kapiten dhe drejtor i klubit. Klubi ynë i ka arritur sukseset më të mëdha gjatë periudhës sa ai ishte kryetar. Nga të gjitha klubet e Kosovës është i vetmi që ka trofe të fituar edhe si kryetar, edhe si drejtor edhe si lojtar.

Në ambientet e "Hotel Garden" me 34 anëtarë të pranishëm, ku ndër ta ishin përfaqësues të Plisave, të sponzorëve besnikë të klubit, menaxhmenti, si dhe të shumë kontribuesve e dashamirëve të klubit më të trofeshëm e më të organizuar shqiptar,  u diskutua për raportin e punës, raportin financiar, auditimin për vitin 2022 dhe për synimet për sezonin e ardhshëm.

Po ashtu u zgjodh Bordi i ri Drejtues i Klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.

Kryetari, anëtarët, sponzorët e Plisat u zotuan se do të japin maksimumin që Prishtina të bëhet edhe më e madhe, edhe më e suksesshme”, njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat