Sonte fillon Superkupa e basketbollit me derbin Trepça – Bashkimi

Basketboll

Sonte fillon Superkupa e basketbollit me derbin Trepça – Bashkimi

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 11:47
Foto illustrim

Prej sot deri më 17 shtator, Palestra “13 Qershori” në Therandë do të jetë arenë e basketbollit.

Nga dita e mërkurë do të fillojnë sfidat çerekfinale, që do të jenë shumë interesante.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut, kurse më pas do të përballen Trepça – Bashkimi. 

Të enjten priten po ashtu takime interesante, Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, kurse takimi i fundit çerekfinal është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.

Të premten do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe të dielën.

Orari

E Mërkurë

17:00 Sigal Prishtina – Istogu (Grupi A)

20:00 Trepça – Bashkimi (Grupi D)

E Enjte

17:00 Peja – Proton Cable Prizreni (Grupi B)

20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (Grupi C)

E Premte

17:00 Gjysmëfinalja  GR A-D

20:00 Gjysmëfinalja  GR B-C

E diel

17:00 Finalja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat