Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë medaljen e artë në basketbollin e meshkujve në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
SHBA fituan finalen me rezultatin 98-87, me Francën mikëpritëse e Olimpiadës që fitoi medaljen e argjendtë.
Kjo ishte medalja e pestë radhazi e artë për SHBA-të dhe e 17-ta në 20 paraqitje në të gjitha kohërat për amerikanët në Lojërat Olimpike.
SHBA-të mundën në finale skuadrën e Francës, me një skuadër që për amerikanët përbëhej nga yje si LeBron James apo edhe Kevin Durant, me këtë të fundit që ëshët bërë basketbollisti i parë në histori që e fiton katër herë medaljen e artë.
Kjo finale u zhvillua më datë 10.08.2024 për nder të Kobe Bryat, legjendës së basketbollit amerikanë i cili u nda nga jeta në një aksident fatal me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna. Data në fjalë u zgjodh për shkak të numrave që ka mbajtur në fanellat e tij Bryant, 10, 8 dhe 24.
Sa u përket medaljeve të arta, kjo ishte e treta për LeBron James, pasi e ka fituar atë edhe në 2008 dhe në 2012.