Flamurtari “i karikuar” pas fitores së Ligës Unike

Basketboll

Flamurtari “i karikuar” pas fitores së Ligës Unike

Më: 22 mars 2025 Në ora: 19:25
Pamje

Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra.

Flamurtari, pas triumfit dy ditë më parë në Ligën Unike, fitoi sot 83-66 ndaj Vllaznisë në Vlorë.

Një ndeshje pa histori, komanduar nga basketbollistet vlonjate, ku u dalluan Henderson me 21 pikë e Jacobsson me 20 pikë. Falë këtij triumfi, Flamurtari ngjitet përkohësisht në vendin e parë në klasifikim.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Studentit fitoi 90-57 ndaj Elbasanit, një ndeshje më shumë për formalitet mes dy skuadrave që mbyllin renditjen. Tri basketbolliste të Studentit realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 19-të

Studenti – Elbasani, 90-57

Flamurtari – Vllaznia, 83-66

Tirana – Partizani, 23 mars

Teuta (pushim)

Renditja: Flamurtari 31 pikë, Tirana 29 pikë, Partizani 27 pikë, Teuta 22 pikë, Vllaznia 22 pikë, Studenti 20 pikë, Elbasani 17 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat