Olympiacos ruan kreun e Euroleague

Basketboll

Olympiacos ruan kreun e Euroleague

Më: 23 mars 2025 Në ora: 11:36
Pamje nga ndeshja

Olympiacos ruan kreun e renditjes së Euroleague edhe pse u mund 81-73 në Athinë nga Crvena Zvezda.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 30-të të sezonit të rregullt.

Nuk përfiton nga kjo humbje skuadra e Fenerbahce, që gjithashtu u mund. Turqit humbën 91-82 ndaj Monaco, duke qëndruar në vendin e dytë, ndërkohë që francezët konsolidojnë vendin e katërt.

E vetmja nga ekipet e kreut që fitoi është Panathinaikos, që mundi 91-81 Alba Berlin, duke qëndruar në vendin e tretë. Në këtë raund fitojnë edhe Real Madrid e Barcelona.

Katalanasit ngjiten në vendin e pestë, ndërsa madrilenët hyjnë në zonën play out. Zhgënjejnë ekipet italiane, që u mundën dhe kanë dalë të dyja nga zona play out.

Euroleague-Raundi i 30-të

Paris Basketball – Armani Milano, 92-79

Olympiacos – Crvena Zvezda, 73-81

Monaco – Fenerbahce, 91-82

Maccabi Tel Aviv – Virtus Bologna, 77-67

Baskonia Gasteiz – Bayern Munich, 112-89

Real Madrid – Villeurbanne, 81-70

Panathinaikos – Alba Berlin, 91-81

Barcelona – Zalgiris Kaunas, 82-70

Partizan Beograd – Anadolu Efes, 65-97

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat