KB Bashkimi nënshkruan me dy talentet e mëdhenj

Basketboll

KB Bashkimi nënshkruan me dy talentet e mëdhenj

Nga: K.G. Më: 25 mars 2025 Në ora: 20:34
Pamje

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni, tani ka foksuin edhe të talentet e rinj.

Ky klub ka firmosut me dy talentet e mëdhenj.

Është fjala për Besim Bytyqin dhe Fis Jasharin.

“Klubi ynë, nën drejtimin e Drejtorir sportiv Qëndrim Biraj, ka arritur marrëveshje me dy prej talentëve më premtues të basketbollit vendor, Besim Bytyqi dhe Fis Jashari.

Këta dy lojtarë 16-vjeçarë kanë nënshkruar kontrata afatgjate me Bashkimin, duke konfirmuar besimin e klubit në potencialin e tyre për të ardhmen.

Duke u zhvilluar në një ambient profesional, Besi dhe Fisi do të kenë mundësinë të rriten dhe të avancojnë si lojtarë, me synimin që në vitet e ardhshme të bëhen shtylla të ekipit tonë”, ka njoftuar KB Bashkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat