Sigal Prishtina nuk i druhet-Vëllaznimit

Basketboll

Sigal Prishtina nuk i druhet-Vëllaznimit

Më: 9 prill 2025 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Sonte fillon faza vendimtare e kampionatit, apo “Play-off”-i i ProCredit Superligës.

Ndeshjet e para janë çerekfinale, e më pas ato gjysmëfinale dhe në fund, ‘ajka’ finalet.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, derisa për finale duhen tri fitore. Për tu shpallur kampion duhet katër fitore.

Në çerekfinalen e parë ndeshen vendi i tretë me të gjashtin, Sigal Prishtina me Vëllaznimin dhe i katërti me të pestin Ylli-Peja.

Bardhekaltrit u renditën në vendin e tretë me 17 fitore e 11 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e gjashtë me 13 fitore e 15 humbje.

Këto dy skuadra u përballën në finale të Ligës Unike, ku skuadra nga Gjakova fitoi pas vazhdimeve 91:88.

Në këtë edicion të Superligës të dy skuadrat kanë nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Dy skuadrat sonte luajnë vetëm për fitore, derisa ndeshja e dytë zhvillohet të shtunën në Gjakovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat