Miami triumfon në fushën e Chicagos

Basketboll

Miami triumfon në fushën e Chicagos

Më: 17 prill 2025 Në ora: 11:59
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së fazës play in në NBA, që do të përcaktojnë skuadrat e fundit çerekfinaliste.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Miami fitoi 109-90 në fushën e Chicago. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tyler Herro, protagonist me 38 pikë. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze në këtë Konferencë, Miami do të luajë ndaj Atlanta.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Dallas mundi 120-106 Sacramento, në një duel pa shumë histori. Anthony Davis me 27 pikë e Klay Thompson me 23 pikë u dalluan për miqtë.

Në sfidën që do të përcaktojë ekipin e fundit çerekfinalist në Perëndim, ekipi i Dallas do të luajë ndaj Memphis.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – Play in

(2) Boston – (7) Orlando

(3) New York – (6) Detroit

(4) Indiana – (5) Milwaukee

Konferenca e Lindjes-Play in

(7) Orlando – (8) Atlanta, 120-95

(9) Chicago – (10) Miami, 90-109

(8) Atlanta – (10) Miami

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – Play in

(2) Houston – (7) Golden State

(3) Lakers – (6) Minnesota

(4) Denver – (5) Clippers

Konferenca e Perëndimit-Play in

(7) Golden State – (8) Memphis, 121-116

(9) Sacramento – (10) Dallas, 106-120

(8) Memphis – (10) Dallas

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat