KB Junior 06 Moni Bau kampione e Kosovës për grupmoshat U-16

Basketboll

KB Junior 06 Moni Bau kampione e Kosovës për grupmoshat U-16

Më: 25 maj 2025 Në ora: 12:35
KB Junior 06 Moni Bau

Pas rrëmbimit të Kupës së Kosovës, basketbollistet e KB Junior 06 Moni Bau U-16 kanë shënuar edhe një sukses tjetër.

Gocat e trajnerit Ramush Rushiti: Albulena Dakaj, Anisa Pulaj, Raesa Dogani, Dea Uka, Rea Bajrami, Anisa Morina, Sudan Sallah, Jonida Rexha, Dea Mullaaliu, Sara Rexha, Hana Fetahu dhe Kanita Eminoviç, kanë triumfuar në ndeshjen e tretë finale të Play-Off-it kundër skuadrës Peja 03 me rezultat 78:49 dhe kësisoj janë shpallur kampione të Kosovës për edicionin 2024-2025.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje finale u ndanë medaljet dhe Kupa e Kampionit nga delegati i këtij ballafaqimi, Kushtrim Çoçaj.

Ndryshe, ky sukses i dyfishtë i kësaj skuadre për dy trofetë vjen pas suksesit të dyfishtë të skuadrës tjetër U-14. Dhe krejt kjo ka ardhur falë angazhimit të lojtareve, përkushtimit dhe punës së trajnerëve Ramush, Qazim e Arbër Rushit dhe Valton Bajramit, si dhe përkrahjes së prindërve dhe mbështetjes së donatorëve të klubit.

SHB “Junior 06” - shkollë e sukseseve dhe e trofeve!
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat