Dardanet e reja po stërviten dy herë në ditë në Prizren

Basketboll

Dardanet e reja po stërviten dy herë në ditë në Prizren

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 17:11
Basketbollistet e Kosovës U18

Basketbollistet e Kosovës U18 janë duke u stërvitur maksimalisht para garave ndërkombëtare që i kanë gjatë verës.

Dardanet e reja po stërviten dy herë në ditë në Prizren, derisa do të marrin pjesë në FIBA EuroBasket, Divizioni B.

Kjo garë mbahet nga 4 deri më 13 korrik në Lituani.

Kosova është në Grupin C, ku janë edhe Bosnja Hercegovina, Lituania, Ukraina, Islanda dhe Azerbajxhani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat