Kampionati Europian në Shkodër, Shqipëria e nis me ekipin U-16

Basketboll

Kampionati Europian në Shkodër, Shqipëria e nis me ekipin U-16

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Edhe këtë verë, ashtu sikurse ka ndodhur rregullisht gjatë viteve të fundit, Shqipëria do të marrë pjesë më të gjitha grup-moshat në kompeticionet verore të FIBA-s.

Kombëtarja e parë që do të zbresë në parket do të jetë ajo U-16 e djemve, e cila do të luajë në Divizionin C, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, nga data 5 deri më 13 korrik.

Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Elidon Beqo, ndodhet në Grupin A, bashkë me Maltën, Moldavinë dhe Armeninë. Shqipëria do ta zhvillojë sfidën e parë në grup më 5 korrik në orën 19:00 përballë Maltës.

Më 7 korrik në orën 19:00 do të përballet me Moldavinë, ndërsa në të njëjtën orë më datë 10 korrik do të mbyllë takimet në grup me ndeshjen kundër Armenisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat