Shqipëria U-18, triumf me 39 pikë diferencë

Basketboll

Shqipëria U-18, triumf me 39 pikë diferencë

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 15:25
Shqipëria

Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç në basketboll për djem ka vazhduar serinë e fitoreve në Kampionatin Europian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Tiranë.

Përballë kuqezinjve të Klaudio Ndojas ishte Monako në gjysmëfinalet për vendet 5-8. Një kundërshtar thuajse më i dobët se sa Malta, të cilët lojtarët tanë e kanë vënë shpejt nën kontroll dhe e kanë mposhtur me rezultatin 80-41.

Për t’u evidentuar shtatë trepikëshat e kuqezinjve, kjo dy të Hebës e nga një pastaj nga Nilo, Deliallisi, Leskoviku, Paloka e Sinani.

Ndërkohë Monako kishte vetëm katër të tilla kjo dy me Majonen e një me Andriamiari dhe Gremo. 27-9 perioda e parë për Shqipërinë. 20-13 e dyta dhe në pushim Shqipëria ka kryesuar me 25 pikë diferencë, 47-22. 13-9 e treta, që e çon Shqipërinë në një avantazh prej 39 pikësh diferencë, 60-31.

Përtej dëshirës, kuqezinjtë nuk kanë mundur ta thyejnë rekordin e këtij edicioni të fitores së thellë, duke mbetur tek suksesi me 40 pikë diferencë me Maltën, 87-40. 20-10 perioda e katërt dhe përfundimisht 80-41.

Të dielën në ora 14:30, Shqipëria luan për vendet 5-6, ndërsa deri më tani numëron tre fitore e dy humbje në pesë ndeshje të luajtura, por jashtë zonës së medaljeve dhe mbetur përsëri në Divizionin C. Kampionati Europian përfundon të dielën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat