Nga Austria në Gjakovë

Basketboll

Nga Austria në Gjakovë

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2025 Në ora: 13:25
Ziggy Reid

Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova ka përforcuar radhët me basketbollin Ziggy Reid.

Është përforcim i mirë për skuadrën gjakovare.

“Vazhdon kompletimi i skuadrës me lojtarë, kësaj radhe duke ju njoftuar për transferimin e alo-qendrës amerikane Ziggy Reid. 
I gjatë 198 centimetra, Reid vjen te kuqezinjtë pas një super-sezoni në Superligën e Austrisë me Oberwart ku në 39 ndeshje kishte mesatare prej 17.1 pikëve e 5.1 kërcime.

Për të, Kosova dhe Gjakova do të jenë përvoja e dytë evropiane, pasi për 5 vite rresht luajti në NCAA me kolegjet, Merrimack College Warriors 🇺🇸 dhe Youngstoën State Penguins 🇺🇸 ku tregoi paraqitje shumë konsistente dhe kishte mesatare dyshifrore të pikëve.

Reid njihet për lëvizshmërinë dhe shpejtësinë me top, agresivitetin në mbrojtje, por edhe sulmin efikas që bën”, - njofton KB Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat