Një takim mes emrave të mëdhenj të basketbollit të Kosovës, Naim Hajrizit e Edmond Azemit.
Hajrizi për shumë vite ka qenë pjesë e ekipit të Trepçës, një periudhë edhe në Vëllaznimi i Gjakovës.
Hajrizi ka qenë prej basketbollistëve më të spikatur në basketbollin tonë dhe për shumë vite kapiten i KB Trepça.
Hajrizi në vitet e 80-të me Trepçën ka luajtur në Ligën e Parë B të ish Jugosllavisë.
Po ashtu edhe Edmond Azemi i pandashëm me klubin e Prishtinës (SIgal Prishtina) dhe për shumë vite kapiten.
Legjendat që nuk harrohen, lanë gjurmë me lojërat e tyre.
Sot u takuan dhe diskutuan për periudha të arta të tyre dhe për basketbollin e sotëm.
Dy legjenda të dy klubeve (Trepça e Prishtina) më të trofeshme në basketbollin e Kosovës.