Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Basketboll

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Të premten (nesër) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri.

Nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, kurse nga ora 12:00 për ProCredit Superligën e Meshkujve.

Ky edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm në basketbollin e Kosovës me shumë skuadra që e synojnë titullin e kampionit.

Na presin muaj plot duele emocionuese, ndeshje të forta dhe spektakël në parket

Shorti do të transmetohet LIVE në faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat