Edon Maxhuni me Finlandën sfidon Gjermaninë

Basketboll

Edon Maxhuni me Finlandën sfidon Gjermaninë

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 13:08
Edon Maxhuni në veprim

Kampionati Evropian është tashmë në fazën përfundimtare dhe sot do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale.

Finlanda e Edon Maxhunit, do ta sfidojë Gjermaninë, favoriten tashmë kryesore për ta fituar këtë organizim.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, një ndeshje jashtëzakonisht rivalizuese do të luhet mes Greqisë dhe Turqisë, atje ku pritet të ketë rivalitet të madh në parket.

Kjo edhe pak për shkak të situatës që kanë këto dy vende edhe në aspektin e përgjithshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat