Një moment historik ka ndodhur mbrëm te skuadra e basketbollit të Barcelonës.
13-vjeçari, Mohamed Dabone ka debutuar me skuadrën katalanase, në një ndeshje miqësore kundër Bàsquet Girona.
Qendra 210 centimetra shënoi katër pikë dhe bëri tre kërcime.
Dabone është i lindur në Burkina Faso, derisa shihet si një nga talentet e ardhsh♪m të basketbollit.
Trajneri, Joan Peñarroya pranoi së fundmi se Dabone ishte afër debutimit të tij me ekipin e parë sezonin e kaluar, por problemet burokratike e penguan këtë. Ishte këtë të premte që i riu debutoi me ekipin e parë, edhe pse nuk ishte në një ndeshje zyrtare.