Tre shqiptarë që e lartësuan Turqinë dhe e dërguan në finalen e Evropianit

Basketboll

Tre shqiptarë që e lartësuan Turqinë dhe e dërguan në finalen e Evropianit

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 13:51
Turqia

Një sukses i madh për basketbollin turk, por edhe një krenari e veçantë për shqiptarët.

Erxhan Osmani, Cedi Osman dhe Kenan Spahiu, kanë qenë vendimtarë në fitoren e Turqisë që e çoi në finalen e Kampionatit Europian të basketbollit.

Turqia siguroi finalen pas një paraqitjeje spektakolare, ndërsa në ndeshjen e fundit të madhe do të përballet me Gjermaninë, në arenën e madhe sportive të Rigës.

Kjo është një ngjarje që ngjall emocione të dyfishta, pasi përveç suksesit të Turqisë, shihet edhe kontributi i drejtpërdrejtë i sportistëve me origjinë shqiptare në një prej skenave më prestigjioze të basketbollit europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat