Afati i fundit për licencimin e klubeve deri më 25 shtator

Basketboll

Afati i fundit për licencimin e klubeve deri më 25 shtator

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 13:18
Pamje nga ndeshja

Vendim i Bordit të FBK-së i datës 18 shtator për procesin e licencimit të klubeve për sezonin 2025/26

Qëllimi

Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e afatit të fundit për përmbushjen e kritereve të licencimit nga klubet anëtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në kuadër të përgatitjes për sezonin e ri garues 2025/26.

Duke u bazuar në propozimin e Sekretares së Përgjithshme, Elvira Dushku, dhe pas shqyrtimit nga anëtarët e Bordit të FBK-së, 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit

1. Të gjitha klubet që deri më sot nuk e kanë përmbushur dokumentacionin e kërkuar për licencim obligohen që të dorëzojnë dokumentet brenda një afati 5 ditë pune nga data e këtij vendimi (25.09.2025).

2. Pas këtij afati, klubet që ende nuk i kanë plotësuar kriteret nuk do të kenë mundësi të marrin licencën dhe, si rrjedhojë, nuk do të përfshihen në garat e sezonit 2025/26.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat