E përbashkëta e habitshme mes Granit Rugovës dhe Drazhen Petroviqit! 

Basketboll

E përbashkëta e habitshme mes Granit Rugovës dhe Drazhen Petroviqit! 

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2025 Në ora: 16:04
Granit Rugova e Drazhen Petroviq

Granit Rugova edhe sot është në piedestalin më të lartë të basketbollit të Kosovës dhe për një arsye!

Shënoi 110 pikë në një ndeshje pikërisht me 30 mars të vitit 2011.

Granit Rugova i vetëm kishte shpartalluar Mitrovicën.

Sigal Prishtina ngadhënjeu me rezultat 150:54 ndaj Mitrovicës, në kuadër të Superligës së Kosovës. 

Cila është e përbashkëta mes Granit Rugovës dhe kroatit të famshëm Drazhen Petroviq, gjithnjë nga shënimi i pikëve.

Edhe Drazhen Petroviqi shënoi 112 pikë në një ndeshje, por kuptohet në një ligë ndër më të forta në botë siç ishte në ish Jugosllavi.

Në atëkohë, ai paraqitej për Cibonën e Zagrebit.

Në moshën 21 - vjeçare, ai hyri në analet e basketbollit.

Në javën e parë të kampionatit ish jugosllav në sezonin 1985/86, basketbollistët e Olimpisë luajtën jashtë fushe kundër kampionit së atëhershëm evropian, Cibona.

Cibona fitoi me një rezultat të pabesueshëm 158:77, dhe ylli i mbrëmjes ishte Drazhen Petroviq.

Drazhen Petroviq kishte shënuar tashmë një numër të pabesueshëm prej 67 pikësh deri në pjesën e parë.

Ai e përfundoi ndeshjen me një shifër të pabesueshme prej 112 pikësh, dhe gjuajtjet e tij nga fusha ishin mbresëlënëse - 40/60, ndërsa gjuajti për tre pikë me një përqindje suksesi mbresëlënëse prej 50% - 10/20, ndërsa shënoi 22 pikë nga gjuajtjet e lira!

Basketbollisti i famshëm kroat nuk është në këtë botë nga 7 qershor i vitit 1993, ku humbi jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.

Sa i përket pikëve, Rugova e Petroviq kanë një përbashkët, i pari 110 e i dyti 112 pikë.

Granit Rugova ka qene edhe drejtor i sportit e shumë i suksesshëm në komunën e Prishtinës.

Nga klubet thuhet se Rugova ka qenë i vetmi që ka qenë vazhdimisht në veprim dhe është interesuar për gjendjen e klubeve.

Njeriu që vlerësohet si u rrinte në hap klubeve të Prishtinës ku bisedonte për brenga e tyre dhe për çka kanë nevojë t’ju ndihmohett.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat