Do të nisë mëngjesin e së mërkurës (me orën shqiptare) sezoni i ri sportiv 2025-2026 në NBA, kampionati më i bukur i basketbollit në botë. 30 skuadrat e ndara në dy Konferenca (Lindje dhe Perëndim) do të duelojnë mes tyre për trofeun.
Dy ndeshje e para të këtij kampionati janë: Oklahoma-Houston dhe Lakers-Golden State, dy sfidat mjaft interesante dhe ku nuk ka favoritë. Ashtu sikurse parashikohet të jetë i gjithë ky sezon, me shumë skuadra pretendente për titull.
Natyrisht që vëmendja është kryesisht te Lakers-Golden State, një derbi kalifornian edhe pse do të mungojë LeBron James.
Por nuk janë vetëm këto dy skuadra që renditen në listën e atyre që synojnë titullin në NBA këtë sezon.
Oklahoma kampione do të synojë të mbrojë titullin, por e di mjaft mirë se në të dyja Konferencat ka konkurrencë të fortë. Boston, Indiana, Milwaukee e Miami në Lindje, por edhe Denver e Phoenix në Perëndim duan të thonë fjalën e tyre.