Trepça përballë PAOK-ut

Basketboll

Trepça përballë PAOK-ut

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 10:49
Pamje nga ndeshja

Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një sfidë shumë të vështirë sonte, ku do të ndeshet me skuadrën e njohur nga Greqia, PAOK.

Takimi do të zhvillohet në “Minatori” nga ora 18:30, në kuadër të grupeve të FIBA Europe Cup.

Në një grup të vështirë, ‘Xehetarët’ kanë tri humbje, ndërsa PAOK ka dy fitore e nj humbje.

Trepça në këtë edicion humbi në shtëpi nga Braunschweig-u me rezultat 84:70 dhe nga Anwil-i me rezultat 97:87.

Takimi i parë në Greqi ndërmjet PAOK-ut dhe Trepçës kishte përfunduar 85:74..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat