Derbi i rivalëve të vjetër, Sigal Prishtina - Peja

Basketboll

Derbi i rivalëve të vjetër, Sigal Prishtina - Peja

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Java e pestë e Superligës në basketboll do të sjellë përballje shumë interesante, ku veçohet derbi i rivalëve të vjetër ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Peja.

Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.

Bardhekaltrit e kanë nisur edicionin me tri fitore e një humbje, kurse pejanët kanë katër fitore në katër ndeshje. Të dy skuadrat garojnë gjithashtu në Ligën ENBL, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Të dielën në Prizren do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi.

Therandasit kanë një fitore e tri humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore në katër ndeshjet e para të elitës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat