Ndeshja mes Bashkimi të Prizrenit dhe Pallacanestro Reggiana nga Italia, përfundoi me fitoren e prizrenasve me rezultat 77:76 (24:17, 17:26, 22:21, 14:12).
Prizrenasit luftuan maksimalisht dhe ia dolën të shënojnë fitoren e dytë në garat e Europe Cup në basketboll.
Bashkimi në çerekun e parë ishte më i mirë duke avancuar me 7 pikë (24:17), por në vazhdim të lojës mysafirët konsoliduan radhët dhe arritën të shkojnë në pushim me dy pikë epërsi (41:43).

Pamje nga ndeshja
Në minutën e 38-të mysafirët avanconin me pesë pikë (73:76).
Një minutë para se të mbyllej takimi rezultati ngushtohet në 75:76 dhe 77:76 në favor të Bashkimit.
Deri në fund të takimit u zhvillua lojë e mirë e me rivalitet të madh dhe fitore në frymën e fundit e prizrenasve me rezultat 77:76.
Te Bashkimi TJ Bickerstaff 18 pikë është më efikasi me 15 pikë, i ndihmuar nga Kyan Anderson me 17 sosh dhe të ekipi italian Tomas Woldetensae u shqua me 21 pikë.
Pas xhiros së pestë në Grupin J, Dijon kryeson me 8 pikë, sa ka Cibona, Reggiana 7 dhe Bashkimi është në fund me 7 pikë.