Hellems rikthehet te Vëllaznimi

Basketboll

Hellems rikthehet te Vëllaznimi

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 21:01
Jericole Hellems

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka rikthyer lojtarin Jericole Hellems.

Përforcim adekuat për këtë klub që synon rezultate sa më të mira në elitën e basketbollit të Kosovës.

“Jericole Hellems po rikthehet në fole, aty ku shkroi histori me ngjyrat Kuqezii. Njeriu i cili nuk do shumë prezantim, pasi e njohim të gjithë për aftësitë unike, do të mbrojë përsëri me krenari fanelën e Vëllaznimit tonë! 

Ku ka më mirë se në shtëpi? E di edhe Hellems i cili refuzoi edhe oferta të tjera nga basketbolli ynë, për t'ju bashkuar familjes së madhe Kuqezi.

Lojtari së fundmi u paraqit në elitën e basketbollit hungarez, e tash sezonin do ta vazhdojë me ne, duke synuar një tjetër sezon pozitiv!”, njofton KB Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat