Trepça përfundon garat në FIBA Europe Cup

Basketboll

Trepça përfundon garat në FIBA Europe Cup

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 21:14
Pamje nga ndeshja

Kampionia e Kosovës, Trepça ka zhvilluar ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup. 

Xehetarët’ në ndeshjen e fundit u mundën nga Anwil në Poloni me rezultat 96:78 (21:17, 32:19, 21:22, 22:20). 

Dallimi u bë në pjesën e parë, që i takoi skuadrës polake, 53:36, derisa pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, por mjaftoi për skuadrën polake. 

Në një grup të vështirë, mitrovicasit përfunduan grupin pa fitore, derisa Anwil me tri fitore e tri humbje. 

Chad Brown kishte 19 për mysafirët, JaCori Payne e mbylli ndeshjen me 18 pikë, derisa Mikaile Tmusiq me 17. 

Braunschweig dhe PAOK do të luajnë për vendin e parë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat