Triumfon edhe skuadra e Oklahoma

Basketboll

Triumfon edhe skuadra e Oklahoma

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 11:53
Pamje nga ndeshja

Ekipet e Oklahoma dhe San Antonio kanë avancuar në gjysmëfinalet e NBA Cup të Konferencës së Perëndimit të luajtura sot.

Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan 138-89 ndaj Phoenix, në një ndeshje pa shumë histori.

Shai me 28 pikë e Holmgren me 24 pikë u dalluan për vendasit, ndërkohë që 13 lojtarë të Oklahoma realizuan në koshin e Suns.

Surprizon ekipi i San Antonio, që mundi 132-119 Lakers. 7 lojtarë të skuadrës së Spurs realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Castle me 30 pikë, ndërsa 35 pikët e Luka Doncic mbetën për statistikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Oklahoma – Phoenix, 138-89

Lakers – San Antonio, 119-132

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat