Fisnik Rugova si në ditët më të mira

Basketboll

Fisnik Rugova si në ditët më të mira

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 21:39
Fisnik Rugova

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës në basketboll. 

Sfida në Rahovec ishte mjaft interesante, ku pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar.

Çereku i parë ishte i barabartë duke përfunduar 23:24, derisa vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 21:17, për të shkuar në pushim me rezultat 44:41.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, 26:14, ndërsa ‘Vreshtarët’ në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 83:71. 

Fisnik Rugova si në ditët më të mira.

Te vendasit u dalluan Fisnik Rugova me 25 pikë e 11 kërcime dhe Kentrell Pullian me 25 pikë, derisa te mysafirët më i miri ishte Dardan Berisha me 22 pikë. 

Rahoveci 029 ka pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa GO+ Peja ka shtatë fitore e katër humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat