Klub i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova është para sfidës së vështirë.
Gjakovarët synojnë që të ikin nga zona e rrezikut, aktualisht e mbajnë vendin e fundit me 14 pikë.
“Ndeshja kryesore para Vitit të Ri, debuton edhe Gordon!
\Të dashur tifozë dhe komplet Gjakovë, ju ftojmë të mërkurën në mbrëmje në përkrahje të ekipit në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Luajmë nga ora 18:45 ndaj Rahovecit 029 dhe fitorja është imperativ i patjetërsueshëm, andaj si gjithmonë me përkrahjen tuaj dhe me lojën e mirë të ekipit, besojmë se do të arrijmë qëllimin.
Në këtë duel do të debutojë edhe transferi i ri Andreë Gordon.
Mos mungoni, Vëllaznimi i Gjakovës ka nevojë për përkrahje dhe vetëm së bashku ia dalim, e kemi dëshmuar sa e sa herë”, njofton KB Vëllaznimi.
Rahoveci zë vendin e pestë me 16 pikë e Vëllaznimi të fundit me 14 sosh.
Gjakovarët synojnë fitore në javën e 12-të të elitës së basketbollit të Kosovës.