Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin

Basketboll

Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 11:33
Pamje nga ndeshja

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje tejet interesante të Superligës.

Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do të zhvillohet në Prizren.

Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.

Në ndeshjen tjetër, Rahoveci 029 përballet me Trepçën, të shtunën mbrëma, me ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore e shtatë humbje, derisa ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat