Viti 2025 ka qenë një nga vitet më aktive dhe më të suksesshme për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), si në organizimin e garave vendore, ashtu edhe në përfaqësimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e basketbollit në të gjitha nivelet.
“Ky vit shënoi gjithashtu përmbylljen e ciklit të parë strategjik të FBK-së (2021-2025), duke krijuar bazë të qëndrueshme institucionale për fazën e re zhvillimore 2026–2030. Fokus i veçantë iu kushtua konsolidimit të strukturave organizative, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së prezencës ndërkombëtare të Federatës.
Gjatë vitit 2025, FBK vazhdoi traditën e organizimit të suksesshëm të garave, programeve zhvillimore dhe eventeve ndërkombëtare, duke forcuar rolin e saj si një nga organizatat sportive lidere në vend dhe rajon.Garat vendore – dominim dhe organizim i suksesshëm
Gjatë vitit 2025, FBK organizoi dhe menaxhoi me sukses 21 gara vendore, nga kategoritë e reja U12 e deri te Liga e Veteranëve.
Në ProCredit Superligë, edicioni u karakterizua nga rivaliteti dhe cilësia e lartë, duke kulmuar me “Play-off”-in e zjarrtë. Trepça arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar Superkupën, Kupën dhe titullin e kampionit, duke kompletuar një sezon dominues.
Në konkurrencën e femrave, Bashkimi fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, ndërsa Superkupa u fitua nga Peja 03”, - thuhet nga FBK.