Kosova e mbylli vitin me fitoren ndaj Shqipërisë

Basketboll

Kosova e mbylli vitin me fitoren ndaj Shqipërisë

Më: 1 janar 2026 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

Kombëtaret e Kosovës vazhduan pjesëmarrjen aktive në garat evropiane nga grupmoshat U14 e deri te Kombëtarja A.

Gjatë vitit 2025, Kosova ishte e përfaqësuar me tetë përfaqësuese kombëtare në gara zyrtare ndërkombëtare, duke përfshirë të gjitha grupmoshat dhe duke reflektuar stabilitet dhe vazhdimësi në sistemin e përfaqësimit.

Sukses i veçantë u regjistrua nga Kosova U20 (meshkuj), që u rendit e teta në Kampionatin Evropian, Divizioni B, duke shënuar tri fitore radhazi në fazën e grupeve ndaj Shqipërisë, Suedisë dhe Hungarisë.

Kombëtarja A zhvilloi ndeshje kualifikuese ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës, ndërsa viti u mbyll me fitoren ndaj Shqipërisë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat