Ngjarjet ndërkombëtare në Kosovë 

Basketboll

Ngjarjet ndërkombëtare në Kosovë 

Më: 1 janar 2026 Në ora: 11:50
Pamje nga ndeshja

FBK vazhdoi me sukses implementimin e projekteve zhvillimore me fokus të veçantë te të rinjtë, edukimi sportiv dhe përfshirja sociale.

Ndër projektet dhe programet kryesore gjatë vitit 2025 ishin:

Basketbolli 3x3 në shkolla
Her World, Her Rules
Alley Oop 3x3

Safeguarding the Future (lansimi i Politikave të Mbrojtjes në basketboll)
JR NBA Kosova

Zhvillimi i basketbollit për vajza dhe gra mbeti një nga prioritetet strategjike të FBK-së, duke u reflektuar në organizimin e FIBA Kampionatit Evropian U16 të Femrave, pjesëmarrjen historike të Peja 03 në FIBA EuroCup Women dhe rritjen e përfshirjes së vajzave në programet grassroots.

Gjatë vitit u organizuan gjithashtu seminare, klinika dhe trajnime për trajnerë dhe gjyqtarë, me synim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së garave.

Ngjarjet ndërkombëtare në Kosovë - besim dhe reputacion
FIBA dhe FIBA Europe vazhduan t’i besojnë FBK-së organizimin e ngjarjeve të rëndësishme evropiane, duke konfirmuar rritjen e reputacionit institucional të Federatës.

Gjatë verës, Kosova ishte nikoqire e FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, me pjesëmarrjen e 11 shteteve, ndërsa për herë të parë në Pejë u organizua FIBA Kampionati Evropian U16 i Femrave, Divizioni C.

Po ashtu, për herë të parë në Kosovë u mbajtën:

Takimi i Komisionit të të Rinjve të FIBA Europe, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të basketbollit evropian;
FIBA Europe U14 Get Together, që mblodhi 60 trajnerë nga e gjithë Evropa.

FBK mbështeti gjithashtu organizimin e FIBA 3x3 Challenger Prishtina 2025.
Organizimi i këtyre ngjarjeve konfirmoi besimin e plotë të FIBA dhe FIBA Europe ndaj kapaciteteve organizative të FBK-së, duke e pozicionuar Kosovën si një nga federatat më të besueshme në rajon.

Viti 2025 shënoi një hap të rëndësishëm në komunikimin institucional të Federatës së Basketbollit të Kosovës me lansimin e identitetit të ri “Basketbolli 3.0”, një qasje moderne që synon transparencë, inovacion dhe afrimin e basketbollit me komunitetin.

Në kuadër të këtij identiteti, FBK lansoi Podcast-in zyrtar, duke u bërë organizata e parë sportive në Kosovë që krijon dhe transmeton një podcast institucional në baza të rregullta.

Podcast-i transmetohet një herë në muaj dhe trajton tema që lidhen me:
zhvillimin e basketbollit në Kosovë,
garat vendore dhe ndërkombëtare,

Punën dhe vendimmarrjen e federatës, historitë e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve sportivë.

Ky format i ri komunikimi është konceptuar si pjesë e qasjes strategjike afatgjate të FBK-së për periudhën 2026–2030, me synim rritjen e transparencës, forcimin e dialogut me komunitetin dhe vendosjen e standardeve të reja në komunikimin sportiv në Kosovë.

“Lansimi i Podcast-it zyrtar të FBK-së është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe komunikimit të hapur me komunitetin e basketbollit. Si organizata e parë sportive në Kosovë që ndërton një platformë të tillë institucionale, ne synojmë të ndajmë më afër punën tonë, sfidat dhe vizionin për zhvillimin e basketbollit në të gjitha nivelet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat