Basketbollisti Arian Azemi është lënduar dhe do të mungojë për një periudhë në petkun e klubit me traditë në Kosovë, Sigal Prishtina.
Lajm i mirë është se Valmir Kakruki u rikthye në stërvitje, por jo edhe i gatshëm të paraqitet në ndeshjen e Prishtinës.
“Arian Azemi ka pësuar një lëndim në gju dhe do të mungojë së paku edhe 3 javë të tjera.
Gjendja e tij po monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor.
Valmir Kakruki është rikthyer në stërvitje, por ende nuk është i gatshëm për ndeshje.
Rikthimi i tij në lojë do të varet nga ritmi që do ta arrijë në ditët në vijim”, njofton KB Sigal Prishtina.